Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi, përmes një prononcimi për media i bëri apel Partisë Socialiste të caktojë numëruesit në qendrat e votimit që të fillojë në mënyrë të menjëhershme numërimi i fletvotimeve.

Bardhi nuk e fshehu entuziazmin e fitores teksa tha se nuk komenton deklaratat e kundërshtarit dhe ditën e sotme fitoi Shqipëria dhe Elbasani.

“Të jeni të sigurt se çdo qytetar i Elbasanit ka ndezur një dritë të re shprese për familjet dhe shtëpitë e tyre. Unë nuk komentoj deklaratat e humbësve.

Unë jam këtu për t’i dhënë një mesazh të qartë falënderimi çdo qytetari të Elbasani dhe të gjithë bashkive të këtij qarku. Faleminderit që besuar tek projekti ynë.

Që u bëtë pjesë e ndryshimit, për të cilin Shqipëria ka pasur nevojë. Unë sapo bëra thirrje që të nis procesi i numërimit, për të nisur sa më parë një proces model korrekt.

Ftoj PS-në që të përcaktojë numëruesit dhe të ketë besim tek ta. Le të nisim një projekt të qetë. Kjo e sotmja është një fitore e madhe për Shqipërinë dhe Elbasanit”, tha Bardhi

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re