Skip to content

Mungesa e ujit të pijshëm në fshatrat e Vlorës, banorët tregojnë vuajtjet: I mbushim me bidona, asnjë të mirë s’i kemi parë kësaj qeverie

Mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm është një çështje problematike për qytetin e Vlorës dhe fshatrat e zonës.

Një ndër fshatrat ku banorët po vuajnë prej kohësh mungesën e ujit të pijshëm është Qishbardha, ku uji që sigurohet përmes puseve ose liqenit nuk është i pijshëm, çka i detyron banorët të shkojnë të mbushin në një distancë të largët nga fshati, duke i bërë kostot e ujit të pijshëm të papërballueshme.

Furnizimi me ujë në këtë fshat ndodh një orë në 48-orë dhe për më tepër nuk është i pijshëm por thjesht përdoret për vaditje nga banorët.

Problemi i ujit të pijshëm është një problem ekzistues edhe për fshatrat Orikum dhe Novoselë madje dhe për vetë qyetetin e Vlorës.

Një qytetar i cili e identifikon veten si demokrat thotë se çështjen e ujit e shikon si qytetarë dhe shprehet se qeverisë në pushtet nuk i kanë parë asnjë të mirë.

“Ne jemi njerëz që zgjedhim shumë shpejt pa u menduar. As edhe një të mirë nuk i kemi parë kësaj qeveria jo se ata që ishin bëjnë më shumë. Unë për vete jam demokrat por problemet e fshatit i shoh si qytetarë”

Një tjetër i moshuar shprehet për FaxNews se uji që vjen një herë në 48 orë është i papijshëm dhe i detyron të mbushin me bidona.

/faxweb