Mungesë investimesh/ Fshati 20 km larg Vlorës probleme te theksuara në funizimin me ujë të pijshëm

uje-me-gaz.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Fshati Akërni 20km larg Vlorës,me probleme te theksuara në funizimin me ujë të pijshëm, zonë kjo shumë pranë vendit ku zbatohet projekti i aeroportit të Vlorës.

 

Prej vitesh zona vuan mungesën e investimeve ndërsa në shumë raste uji i pijshëm mungon ndërkohë që në të tjera situata uji nuk mund të konsumohet. Sipas banorëve shpesh uji në çezmat e tyre vjen i ndotur,cka rrezikon sipas tyre dhe përhapjen e semundjeve të ndryshme. Ndaj ata kanë parë si zgjidhje të vetme blerjen e ujit për ta përdorur për qëllime vetiake.

Ujësjellësi i zonës dhe stacioni i pompave të funizimit me ujë ndodhet vetëm 1.5 km larg fshatit.Kështu një investim sado minimal do të kishte zgjidhur problematikën në këte zonë ,ndërsa banorët janë duke shpresuar tek investimi për aeroportin si zgjidhje të problematikave që kanë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë