Në një kohë kur shifrat e të infektuarve javët e fundit i kalojnë 1000, kërkesa për teste të shpejta është në rritje. Ndërsa në disa qendra shëndetësore vërehet mungesë e tyre.

 

Epidemiologia Ermelinda Murati mohon zërat për mungesë testesh, ndërsa thotë se vetëm në një qendër mund të kryhen mbi 100 rapid teste.

 

ERMELINDA MURATI

EPIDEMIOLOGE

Është një rritje e fluksit. Ka një lloj rritje të kurbës së infektimeve, kjo paraqet kërkesëne  shtuar për bërjen e testeve. Si rapid test dhe psr nuk kanë munguar asnjëherë, për tiu prgj kërkesave të pacientëve. ka vajtur edhe në 100 apo më shumë teste.

 

Shqetësuese për ekipet e epidemiologëve të terrenit mbetet përqindja e pozitivitetit të këtyre testeve dhe ulja e moshës mesatare tek të infektuarit.

 

Pozitiviteti ka arritur deri në 50% sdisa herë. varet me javë, kurba ka qenë në ulje ngritje. është një moshë më e re e cila po infektohet , ka patur edhe me komplikacione dhe probleme, por e kalojnë në shtëpi.

 

Aplikimi testeve të shpejta nisi ne 6 dhjetor nga Tirana, ndërsa në rrethe nga data 20 dhjetor. Autoritetet raportojnë se deri më tani janë kryer mbi 92 mijë të tillë. Ndërkohë nuk dihet se kur do të mbërrijë sasia tjetër e testeve të shpejta.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re