Përballë frikës së kultivuar çdo natë, përballë një sistemi të ngritur për të ndaluar çdo të ri që guxon të ngjitet, përballë një propagande të gjatë, një pushteti të fortë dhe një establishmenti të betonuar – ne luftuam.Dhe fituam.
Dy mandate. 50 mijë qytetarë që na besuan. Pa premtime boshe. Pa pazare. Pa kompromise të fshehta. Pa “më jep të të jap”. Vetëm me vullnetin dhe qëndresën e njerëzve që duan ndryshimin.
Kemi thyer një mur që dukej i pakalueshëm.
Por puna e vërtetë fillon tani.
Ne do të jemi aty – me zë, me fakte, me përballje. Për çdo qytetar që na dha votën. Për çdo shqiptar që kërkon më shumë, që meriton më shumë.
Për ata që kanë shpresuar nga larg, por nuk kanë besuar plotësisht se ndryshimi ishte i mundur – tani është koha të mos qëndroni më spektatorë.
Ejani. Bashkohuni me ne.
Sepse me mbështetjen tuaj, çdo gjë është e mundur.
Partia Mundësia është opozita që i përket shekullit 21 – e ndershme, e vërtetë, moderne dhe e vendosur. Një opozitë që nuk sheh prapa, por përpara. Drejt një të ardhme që na përfshin të gjithëve.
Faleminderit nga zemra çdo votuesi, vëzhguesi, kandidati, koordinatori, qytetari të angazhuar, të rinjve në diasporë, dhe çdo shqiptari që na mbështeti – hapur apo në heshtje. Ju e bëtë të mundur.