Skip to content

Muzikë pas orës 22.00 në lokalin e tij/ Policia vë nën hetim Noizyn

Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, është vënë nën hetim nga Policia e Durrësit.

 

Ai akuzohet se në lokalin e tij në Durrës vijonte muzikën pas orës 22.00, pavarësisht masave kufizuese të vëna nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

 

Nga policia u procedua penalisht edhe administratori i lokalit. Ndërsa për dy subjekte të tjera u vendos masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ,  për zhvillimin e aktiviteteve.