Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Tiranë në kuadër të p[rocesit zgjedhor për FRPD.

Gjatë fjalës së tij, Basha i ka dhënë “leksion” të rinjve që të mos largohen nga vendi por të luftojnë pasi sipas tij po i vjen fundi tranzicionit 30-vjeçar.

I riu befason Lulzim Bashën me pyetjen: “18 dhjetor hodhëm pas të shkuarën, tani në të ardhmen na duan ca burra me “RR” të fortë”.

Lulzim Basha i përgjigjet: “Mos harro vajzat e forumit, mos harro gratë për momentet e vështira që kemi kaluar, mos harro kontributin që keni dhënë të gjithë bashkë, djem dhe vajza. Po mos ishte masakra e 25 prillit do të ishte fitorja e të rinjve vajza dhe djem së bashku. Ju keni një ëndërr , siç jeni ju sot do të jetë Shqipëria nesër. Ne duam që Shqipëria të jetë si ju, ta keni shpirtin e pastër, të papërlyer nga vesi të kemi pastërti të shpirti dhe vizion të mendimit dhe kurajos që kishin themeluesit tanë, studentët e viti 90’.

“Mos u bëni shërbëtorë të askujt, ky është hapi final për fundin drejt tranzicionit 30 vjeçar. Mos keni frikë të flisni, nuk gaboni kur veproni. Me protestën e studentëve e shkundët Shqipërinë, qeverinë dhe krijuat shpresë. Rinia duhet t’i prijë ndryshimit. Misioni më i rëndësishëm është që ti hapim rrugën rinisë për të marrë në dorë Shqipërinë”, tha Basha gjatë takimit me të rinjtë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re