Kolegë Naftetarë, kjo ishte dhe paga e fundit nga pakti prej 12 pagash mujore, marëveshje e cila u arrit nga Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar . Ne pak muaj që u krijua, edhe pse jashte rafinerisë, pa pasur asnje kontratë me pronar, apo shtet, u  arritën disa fitore.  U kaluan 9 muaj sig. per vitin 2019,  u morën me grevë urie 3 pagat ne shkurt 2020,  morëm pagën e luftës ne prill 2020, dhe pas greves 45 ditore, nga burrat, dhe gratë naftëtare,  1 një vit pagë, 400 mij, plus sig. Kjo sindikatë  përdori cdo lloj forme proteste, pa ndarë dhe urat e komunikimit, me cdo lloj institucioni pergjegjës për problemet tona , si asnje sindikatë tjetër më parë. Por hallet e naftëtarëve nuk mbyllen këtu. Kemi cuar në SPAK, dhe prokutori fier,  ish drejtues të sindikatës, për tallje me gjyqin , nga 2016 deri më sot. Pa u zgjatur më shumë, edhe pse kam shumë për të thëne te ju naftëtarët, kolegë, dhe ish kolege, sot ne pension, ato paga nuk kemi pse ja falim , kujt?

Ndaj mendoj dhe po veproj, që nëse nuk fillon punë rafineria, metali i fundit do të shitet po nga naftëtarët, pasi është gjaku dhe mundi juaj ndër vite. Të gjithë të bashkuar  fitojmë.

Respekt për të gjithë brezat e Naftëtarëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re