Skip to content

Nami me arrestime në Turqi, zhvillohet megaoperacioni blic në 40 qytete, bien në pranga 718 persona (Akuzat)

Autoritetet turke kanë arrestuar 718 persona, përfshirë edhe udhëheqësit e partisë pro-kurde HDP, për të cilët Ankaraja beson se kanë  lidhje me rebelët e PKK, të cilëve u fajësoi të dielën “ekzekutimin” e 13 turqve në Irakun verior.

“Një numër i madh armësh, dokumentesh dhe materiali dixhital që i përkasin organizatës (terroriste) u sekuestruan gjatë hetimeve,” tha Ministria e Brendshme në një deklaratë, duke shtuar se operacionet ishin duke u zhvilluar në 40 qytete në Turqi.

Ankaraja njoftoi ditën e djeshme se guerilasët e PKK kishin ekzekutuar 13 turq, përfshirë edhe pjesëtarë të personelit ushtarak dhe policor, ndërkohë që  një operacion ushtarak turk po zhvillohet kundër rebelëve kurdë.

Sipas Ministrit turk të Mbrojtjes Hulusi Akar, ushtarët turq gjetën 13 kufoma në një shpellë në rajonin Gara të Irakut verior, ku Ankara ka kryer një operacion ushtarak kundër PKK që nga e mërkura, së bashku me aleatët e saj perëndimorë.

PKK pranoi vdekjet e një grupi të burgosurish dje, por hodhi poshtë versionin e Ankarasë, duke thënë se ata u vranë gjatë sulmeve ajrore turke.(F.M/Faxweb.al)

/faxweb