Skip to content

Nano i përmendi shtatë mëkatet, reagon Meta: Edhe kumar, edhe të citosh Biblën nuk shkon

Presidenti Ilir Meta në një prononcim për mediat nga qyteti i Korçës ka mohuar edhe njëherë të bëjë një reagim për deklaratat e Fatos Nanos.

I pyetur për krahasimin me shtatë mëkatet e Biblës nga Nano, Meta ka thënë se ka zero koment, ndërkohë që ka shtuar se edhe të luash kumar dhe të citosh Biblën është diçka e gabuar.

“E kam thënë zero komente për zero-zero. Edhe të merresh me kumar dhe të citosh Biblën nuk shkon”, ka thënë Meta.

Ndërkohë i pyetur se si garantohet që listat do të jenë të pastra, Presidenti Meta ka shfrytëzuar rastin që t’i bëjë edhe njëherë thirrje partive politike që të përfshijnë në lista njerëz me integritet.

“Nuk dëshiroj të hyj në detaje, por fakti që kemi bërë një ligj për dekriminalizimin tregon që ka qenë një problem serioz i politikës tonë, i Kuvendit, i pushtetit vendor dhe i niveleve të tjera të qeverisjes.

Është e domosdoshme që me 25 prill të tregohet një vullnet nga të gjitha forcat politike dhe qytetarët për t’u distancuar nga figurat që nuk përfaqësojnë qytetarët dhe kanë probleme që janë të qarta në Ligjin për Dekriminlizimin. Partitë duhet të jenë në garë për figura me integritet.”