Kreu i fushatës së Partisë Demokratike në Vlorë, Bujar Leskaj ja denoncuar ditën e sotme faktin që qytetarët e Nartës janë prej 40 ditësh të përmbytur.

Teksa ndan një video ku shihen banorët në vështirësi me ujin që ka përmbytur vendin e tyre, Leskaj kritikon pushtetin vendor dhe qëndror.

“Narta 40-ditë e përmbytur. Ku është pushteti qëndror dhe vendor ? Përse diskriminohen nartiotët e ndershëm dhe punëtorë nga kjo qeveri ?” shkruan ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re