Ylli Rakipi ka intervistuar mbrëmjen e sotme Nasip Naçon, kandidatin e PS-së në Berat, i cili bëri një kalim mjaft të bujshëm nga LSI drejt Edi Ramës.

Gjatë intervistës në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Naço deklaroi disa herë se LSI është një eksperiment politik, duke bërë që drejtuesi i emisionit, ta pyes nëse edhe ai vetë ka qenë një eksperiment, kur LSI e bëri dy herë ministër.

Pjesë nga biseda:

Nasip Naço: LSI është eksperiment politik.

Rakipi: Ore më fal ke qenë ministër edhe me Saliun edhe Ramën prej LSI-së. Domethënë ti paske qenë eksperiment. Sepse po ka qenë forca eksperiment, ke qenë edhe ti.

Naço: Nga viti 2017, vendimet kanë qenë eksperiment.

Rakipi: Ruaju nga mungesa e konseguencës Nasip, sepse ai të ha të gjallë, ai i gjati…

LEXO EDHE:

Ylli Rakipi “gozhdon” Nasip Naçon, çfarë thoshte dikur për oligarkët dhe qeverinë dhe si ka ndryshuar sot

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re