Analisti Shpëtim Nazarko në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN TV ka komentuar lidhur me zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme teksa është shprehur se fryma opozitare mund të rritet me rritjen e numrit të votuesve. Ai sqaroi më tej se sipas tij mendon se këto zgjedhje mund të dalin 70 me 70.

“Sistemi zgjedhor prej shumë vitesh nuk nxjerr dot më shumë se 71 deputet çka i bën të lehta llogaritjet e sondazheve. Ne që jemi këtu i njohim zgjedhjet. Beteja bëhet gjithmonë pothuajse në Shqipërinë e mesme duke llogaritur se sistemi nuk të jep dot më shumë se 71 .

Veriu dhe jugu njëri zbret dhe tjetrit ngjitet, dhe që PD të fitoj duhet të marri Tiranë-Durrës-Elbasan. Duhet patjetër që numri i votuesve të jetë më i madh, që të rritet fryma opozitare dhe kjo automatikisht çon në ndryshimin.

Mendoj nëqoftëse 1700 mijë konfirmohet si votues i besoj probalitetit se Partia Socialiste i fiton zgjedhjet te 71 dhe rezultati normal do të jetë 70 me 70”, u shpreh Nazarko.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re