Kolegji i Gjykatës Kushtetuese pritet që të shqyrtojë padinë e bërë nga Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili ishte kundër masave kufizuese për shkak të Pandemisë.

Mësohet se Partia Republikane ka çuar në Gjykatën kushtetuese vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët në muajin dhjetori të 2020 morën një sërë masash kufizuese mes të cilave ishte edhe ndalimi i grumbullimit në më shumë se 10 persona në ambiente të hapura apo të mbyllura , ceremonitë e festave, ceremonitë  martesore e mortore, përfshirë  edhe  konferencat, tubimet dhe mbledhjet  partiake.

Në padinë  e depozituar, republikanët vlerësojnë se vendimi për të ndaluar takimet partiake  dëmtojnë  opozitën në prag të fushatës  dhe favorizojnë Partinë Socialiste, kryetari i së cilës është Kryeministri  i vendit, i cili lejohet të marre pjesë në aktivitete publike duke krijuar në këtë mënyrë pabarazi në garë elektorale.

Republikanët janë njoftuar përmes një shkresë se Gjykata ka pranuar të shqyrtojë   kërkesën e tyre pa dhënë datë se kur parashikohet  të zhvillohet seanca, ndërsa  i ka i ftuar të paraqesin argumente  shtesë  deri më datë 19 Janar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re