Avokati i kontrollorëve të Rinasit ka dalë në një deklaratë për mediat.

Rezart Kthupi ka bërë të ditur se mbrëmjen e djeshme janë ndaluar nga policia 24 kontrollorë, ku katër prej tyre janë lënë të lirë ditën e sotme.

Ndërkohë, Kthupi bën të ditur se arrestimi i tyre është bërë mbrëmë në orën 12 të natës. Ai shton se disa prej ndalimeve u bënë në hotele e të tjera në ambientet e Rinasit, mirëpo nuk përjashton as faktin se disa janë paraqitur në mënyrë vullnetare në polici.

“Janë shoqëruar 24 kontrollorë, katër kontrollorë u lanë të lirë, në polici kanë dhënë shpjegime.

Për këta katër që kanë dalë nuk ka ende akuza të ngritura. Unë nuk kam qenë prezent dhe nuk i kam parë fizikisht.

Kur të dalin do të flasim. Janë shoqëruar mbrëmë në orën 12 të natës, një pjesë u kapën në hotele.

Disa janë paraqitur vullnetarisht në polici. Në rastin e kontrollorëve nuk e di se si është arsyetimi që do të bëjë Prokuroria. Albcontrolli është i pavarur nga shteti shqiptar”,-deklaroi avokati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re