Një 20-vjeçar në fshatin Miras të Devollit është ndaluar për marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur.

Ai ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare me aftësi mendore të kufizuara.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Devoll

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit K. K., 20 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, pasi dyshohet se ky shtetas, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re