Agim Nesho, ish-diplomati i ftuar në “Fax News” ka folur për vizitën në Tiranë të Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.
Nesho theksoi se asnjë ndërkombëtar nuk mund të përcaktojë lidershipin e ri të PD-së, veç anëtarësisë.
“Kishte provokacion në intervistë. Ajo që ka rëndësi kishte elementë të tjerë, Amerika mund të marrë qëndrimet e saj në bazë të kritereve po kjo nuk do të thotë që këto procese nuk do të investigohen në Shqipëri. 8 vitet e kësaj administrate mund të hetonin veprimtarinë e Berishës në këto vite, Escobar tha se më vonë nuk është çështja e Amerikës, por e drejtësisë shqiptare. Mesazhi tij kryesor është që ne do të bashkëpunojmë me Shqipërinë e cila është partnere kryesore, vendet Ballkanike të integrohen sa më shpejt. Korrupsioni si mjet që ka fenomene negative.
Është e tepër deklarata e Escobar, nëse Berisha kthehet? Escobar tha se e takova si përfaqësues i presidencës, Amerikanët bashkëpunojnë me gjithë personat e zgjedhur në mënyrë demokratike, kjo nënkupton se asnjë vullnet bëhen partnerë me Amerikën nëse nuk ka kontradiksion me Amerikën. PD nuk është një parti amerikane apo kundër Natos, përkundrazi është partia që integroi Shqipërinë në NATO. Në këtë rast mendoj se përgjigja e tij nënkuptonte ishte në qëndrueshmëri me qëndrimet e tij. Kjo do të kalojë në një proces të rregull refleksioni. SHBA është kritike ndaj politikës në Shqipëri.
PD është e aftë dhe ka të drejtë për të zgjedhur lidershipin e saj, asnjëri aq më tepër ndërkombëtarët nuk do të influesncojnë në këtë zgjedhje. Opozita është institucion i domosdoshëm për një shtet të kapur sic është Shqipëria. Kuvendi nesër është legjitim, Berisha i bëri ftesë të gjithëve që të merrnin pjesë në atë, forca e opozitës është rojtari ndaj problematikës që ka vendi, korrupsioni, largimi i të rinjve, pritshmëria që ne ti bashkohemi BE gjëra që nuk po ndodhin sepse bëhet një politikë e mbyllur”, tha Nasho.
…
/faxweb
