Edhe në rrethe u zhvilluan homazhe për 77-vjetorin e çlirimit.

 

Në Fier, përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë, veteranë, familjarë të dëshmorëve, por dhe qytetare nderuan të rënët e luftës.

 

Gjatë ceremonisë, ashtu si çdo vit u vendosën kurora me lule.

 

I pranishëm në këtë aktivitet, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nuk i shpëtoi interesit të mediave për incidentin e ndodhur një ditë më parë, ku deputeti i partisë socialiste Bujar Çela uroi festat me foton e diktatorit.

 

 

TAULANT BALLA – KREU I GRUPIT TE PS

 

“Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për përdorim të aparatit të tij celular nga persona të tjerë. Kjo do të jetë pjesë e një verifikimi në aspektin e grupit të sjelljes dhe etikës brenda grupit parlamentar dhe çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të ketë verifikime. Do i kërkoja të gjithë kolegëve të tjerë të raportojnë raste të tilla dhe natyrshëm që grupi parlamentar i PS ka të gjithë instrumentet e nevojshme për të ndërmarrë çdo lloj hapi apo mase disiplinore”

 

 

Dita e dëshmorëve u përkujtuan edhe në Durrës. Në ceremoninë e zhvilluar u zbulua edhe pllakat me emrin e Jorgji Ziut, emrin e të cilit do e mbajë sheshi para varrezave të dëshmorëve.

 

 

Ndërkohë në Vlorë nuk munguan as nostalgjikët e komunizmit.

 

 

77-vjetori i çlirimit u përkujtua edhe në qytetet e tjera të vendit, ku u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re