Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka sqaruar incidentin me ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë punimeve të Komisioneve Parlamentare.

Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të shkëndijës elektrike (duke shkaktuar zjarr), në kabinën private, OSHEE stakoi linjën që furnizon zonën përreth për masë sigurie.

Më pas thuhet se energjia u rikthye përmes një linje të dytë të energjisë.

“Ndërkohë, manovruam duke rikthyer energjinë për zonën përmes linjës së dytë”, deklaron OSHEE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re