Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula ka ndërrua jetë në moshën 53-vjeçare.

Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të profesorit të njohur e ka bërë me dije kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku.

Mësohet se Sula ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë cerebrale.

Postimi i plotë: Prehu ne Paqe,Turi..

U endem bashke korridoreve e klasave te se njejtes shkolle te mesme,e me tej auditoreve te universitetit..,e me pas u beme kolege,me pas ti ishe drejtues i departamentit e se fundmi dekan i fakultetit ku ne studiuam dhe me pas u beme profesore.

Ne kete udhetim pergjate 30 viteve,nese studente apo profesore,nese drejtues apo dekan,ti mbete i njejti,ti mbete i njejti Turi shok e mik.

Sa here te takoja harroja se ishe dekani por ai Turi qe linim mesimin per te pire cigare fshehur pas shkolles se mesme te Gjuheve te Huaja,apo per te organizuar ndonje feste ose degjuar muzike te ndaluar.

Vendose te ikesh shpejt,per te lene pas kujtimin e nje shoku e miku te mire qe koha e jeta nuk e ndryshoi kurre deri ne oren e fundit.
Lamtumire Turi,prehu ne Paqe te Zotit tani !!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re