Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh i humorit shkodran dhe atij shqiptar Paulin Preka.

Kolosi i humorit shqiptar mbylli sytë në moshën 86 vjeçare në Itali ku jetonte prej vitesh me familjen e tij.

Paulin Preka është pjesë e asaj kaste aktoresh të mëdhenj të humorit të cilët shkruan emrin e tyre në historinë e artit shqiptar.

Mësohet se Preka u nda nga jeta pasi kishte disa kohë që ishte i sëmurë.

Preka numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi ndërsa ka spikatur me estradën e Shkodrës në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re