Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, fatkeqësisht ka humbur bashkëshortin e saj Artan Asllani  në moshën 45-vjecare. Mësohet se shkak është bërë një sëmundje e rëndë nga e cila ai vuante kohëve të fundit.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta në Ministrinë e Kulturës për faxweb.al. Homazhet për të ndjerin do të zhvillohen nesër në orën 09:00 dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit në Tufinë. Elva Margariti u bë pjesë e kabinetit “Rama 2” në dhjetor të vitit 2018.

Teksa ka folur në një studio televizive për bashkëshortin e saj dhe vajzën, Margariti është shprehur:

“Kam një vajzë 9 vjeç, e cila mezi pret të kalojë kohë të lirë me mamanë. Bëjmë shumë art bashkë, më ka ngjarë në këtë aspektin artistik”, , duke shtuar më tej se fatmirësisht edhe bashkëshorti vjen nga familje muzikantësh, ndaj vajza është e rrethuar me artin.

Bashkëshorti i saj Artan Asllani ka pasur një biznes dekoresh.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re