Ndahet nga jeta ne menyrfe te papritur Presidenti i Kf.Elbasani, Arben Laze.

 

Pak dite me pare, mesohet se Laze kishte pesuar infarkt kardiak, nje problem shendetesor qe e detyroi te kerkonte ndihme mjekesore prane spitalit “Nene Tereza”.

 

Mirepo pavaresisht se qendroi aty, Arben Laze nuk ia doli ta fitoje kete beteje.

 

Arben Laze mbahet mend perf kontributin e tij te madh ne futbollin elbasanas, pasi mori drejtimin e ketij ekipi ne fillim te viteve 2000.

 

Ai e drejtoi Elbasanit per ne majen e futbollit shqiptar, duke e shpallur nenkampion fillimishtg ne sezonin 2004-2005 dhe me pas kampion ne 2005-2006, nje arritje historike , e dyte ne total per futbollin e ketij qyteti.

 

Vitet e fundit perplasjet me Bashkine dhe proceset gjyqesore me nje kompani angleze se ciles i kishte shitur aksionet, bene qe ekipi te kalonte periudha shume te veshtira, por pavaresisht veshtiresive financiare, ai e mbajti ne kembe ndonese ne kategorite e uleta.

 

Homazhet ne nderim te emrit te tij do te mbahen ne stadiumin “Elbasan Arena” kete te enjte nga ora 12:00 deri ne 14:00.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re