Një ushtar shqiptar me mision në Afganistan ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Viktima është me inicialet Xh. I.

Lajmi konfirmohet për ABC News nga burime pranë ministrisë së Mbrojtjes. Ende nuk dihen rrethanat si ndërroi jetë ushtari shqiptar në Afganistan, autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet.

Ushtari që vdiq sonte është i dyti shqiptar që ndërron jetë në mision në Afganistan, pasi në shkurt 2012 u ekzekutua kapiten Feti Vogli pas një prite me armë në një fshat të Kandaharit.

Ndërkohë që ne vitin 2019 ranë në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re