Pas lajmeve të fundit, ku Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non grata dy vëllezër në veri të Kosovës të cilët kishin marrë pjesë në vrasje, trafik lëndësh narkotike dhe në ndihmën e politikanëve të korruptuar, Blinken ka vazhduar me deklaratat e tij në kuadër të sigurisë.
Sa i përket shpalljeve non-grata, Blinken tha se kjo sapo kishte nisur dhe se do të vazhdohej në këtë mënyrë edhe më tej. Ndërsa së fundmi ai ka bërë një postim sa i përket situatës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ai njofton se ka pasur një bisedë me zyrtarin e lartë të NATO-s, Jens Stolenberg të cilin e ka siguruar se do vazhdohej bashkëunimi kundër provokimeve të Rusisë.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken:
Sot pata një telefonatë të mirë me Jens Stoltenberg. E falënderova për organizimin e tij të Ministrisë së Jashtme të NATO-s të javës së kaluar në Riga dhe diskutuam qëndrimin e bashkuar të NATO-s përballë provokimeve të Rusisë në dhe rreth Ukrainës.
I had a good phone call with @JensStoltenberg today. I thanked him for his organization of last week’s @NATO Foreign Ministerial in Riga and we discussed NATO’s united stance in the face of Russia’s provocations in and around Ukraine.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) December 8, 2021
…
/faxweb
