Policia ka arrestuar dy inspektorë të IMT në Himarë dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë për ndërtimet pa leje në atë Bashki.

35-vjeçari R.H, me detyrë kryeinspektor dhe 30-vjeçari E.Z, me detyrë inspektor janë arrestuar teksa në kërkim janë M.N, dhe Dh.N, edhe këta inspektorë të IMT.

Dyshohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhënë leje për ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në Himarë. Ishte Prokuroria që kërkoi ndalimin e tyre teksa Gjykata e Vlorës dha arrest me burg teksa inspektorët akuzohen për ”shpërdorim detyre”.

Njoftimi i policisë:

Himarë

Shpërdoruan detyrën duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve, vihen në pranga 2 shtetas, 2 të tjerë shpallen në kërkim.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pas një pune intensive hetimore disajavore, në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, bëri ndalimin e shtetasve:

•R. H., 35 vjeç, banues në Himarë, me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë;

•E. Z., 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

M. N., 36 vjeç banues në Sarandë dhe Dh. B., 53 vjeç, banues në Himarë, të dy me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka urdhëruar ndalimin e këtyre shtetasve, në bazë të vendimeve të Gjykatës, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e Bashkisë Himarë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re