Vijimi i punimeve dhe mungesa e reagimet nga institucionet shtetërore, ka ngritur sërish në proteste banoret e fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një HEC-i dhe fabrikë uji në këtë zonë.

Ketij shqetesimi ju bashkuan një sërë organizatash mjedisore si dhe deputet e aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje.

Së bashku me banoret ata o mblodhen pranë Tunelit të Thirrës dhe me pankarta në duar marshuan drejt kantierit të ndërtimit.

Më pas ata tentuan të bllokuan rrugën e kombit, duke u përplasur dhe me policinë.

Banorët kanë thyer kordonin e policisë dhe janë ulur në mes të rrugës pranë tunelit në korsinë drejt Kukësit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re