Ish-ministri Ditmir Bushati ka kërkuar më shumë informacion mbi investimin turk për spitalin rajonal të Fierit, duke nisur nga kapaciteti që ai do të ketë. Por megjithë kërkesën për informacione, në një kohë kur spitali është duke u ngritur, Bushati tha se vendimi për ndërtimin e tij është i drejtë, dhe se Shqipëria rrallë u ka rezistuar investimeve që kanë ardhur nga Turqia.

“Do donim më shumë informacione rreth këtij projekti. Sa kapacitete do ketë ky spital? Vendi ynë rrallë i ka rezistuar tundimeve nga Turqia. Kemi shumë shkolla të financuara nga vende të botës arabe. Ndërtimi i spitalit turk, një vendim i drejtë, të mos u hyjmë debateve gjeopolitike”, tha Bushati në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme ku ishte e pranishme dhe zëvendësministrja Rakacolli.

Kjo e fundit tha se spitali rajonal i Fierit, nuk do të trajtojë raste me Covid, por do të ndihmojë në trajtimin e rasteve të tjera, që kanë nevojë qytetarët që vijnë nga zonat e jugut të vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re