Një vendim i bashkisë Tiranë, ka detyruar shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë së bashku me prodhuesit e betonit ti dërgojnë një letër-ankesë ministrit të brendshëm Bledar Çuçi si dhe për dijeni kryeministrit, kryetarit Erjon Veliaj dhe drejtorit ë policisë, për të kërkuar zgjidhje të ngërcit të krijuar.

 

Kjo ankesë që përsëritet thuajse çdo vit, lidhet me vendimin e kryetarit Erjon Veliaj,  për të mos lejuar qarkullimin e betonierëve para orës 20.00. Por pse Ndërtuesit kërkojnë shfuqizimin e këtij vendimi dhe si cënohet sektori nga ky urdhër?

 

Në kërkojmë shfuqizimin e këtij urdhri, pasi hedhja e betonit është një process që nuk mund të bëhëtë vetëm gjatë natës, pa ndricim. Së dyti vetë procesi teknologjik I këtij produkti nuk mund të ngarkohet dhe të shkarkohet pas shumë orëve. Ndaj një bllokim I tillë ndikon direkt në punën e ndërtuesve.- u shpreh Ilir Hebovija, drejtor shoqata e Ndërtuesve.

   

Shoqata  e Ndërtuesve në letrën e saj kërkon që sektori të vijojë punën në normalitet, ndërsa apelon që të negociohet për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme, në mënyrë që të mos dalin urdhëra të tillë çdo vit.

 

Të negociojnë me bashkinë që të shikojmë mundësinë se kur janë fashat e orareve me më pak ngarkesë në mënyrë që të vijohet puna normalisht, pasi ky vendim do të thotë të pezullosh aktivitetin e ndërtimit në tërësi.

 

Një urdhër i tillë shpesh herë është bërë edhe shkak për abuzime apo selektivitet të firmave që lejohen të punojnë, ndaj ndërtuesit dhe prodhuesit e betonit kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për gjetjen e një zgjidhjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re