Itali spektakolare! Të kaltrit e Roberto Mançinit e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në këtë EURO 2020, teksa ka mposhtur Turqinë në “Olimpico” me rezultatin 0-3.

Ballkanasit e trajnerit Gynesh rezistuan vetëm 45 minutat e pjesës së parë, duke e mbajtur portën të paprekur, teksa në fragmentin e dytë të lojës, italianët ishin të papërmbajtshëm ku realizuan plot 3 herë.

Fillimisht ishte mbrojtësi i Juventusit, Demiral që shkaktoi autogol, ndërkohë që Imobile dhe Insinje vulosën këtë fitore spektakolare të “axurrëve”. Një dominim i frikshëm i skuadrës së Mançinit, që ishte superiore në të gjitha repartet, duke e shndërruar Turqinë në një skuadër shumë pak të rrezikshme.

Nis sot “Euro 2020”, por edhe udhëtimi i Italisë dhe i Turqisë në këtë kompeticion. Ndeshja hapëse e orës 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës sheh superfavorite “bandën” e Roberto Mançinit.

Ky takim është i vlefshëm për Grupin A, ku së bashku me Italinë dhe Turqinë, bëjnë pjesë edhe Zvicra me Uellsin që do të përballen ditën e nesërme.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re