Këtë të diel Kombëtarja Shqiptare do të presë në stadiumin “Air Albania” Anglinë. Për të garantuar sigurinë gjatë ndeshjes, policia ka vendosur të marrë disa masa. Këtu përfshihet mbyllja e bizneseve dhe lokaleve që ndodhen rrotull stadiumit.

 

Ata do të duhet të ulin qepenët para ndeshjes, kurse rrugët do të bllokohen vetëm në momentin e mbërritjes së lojëtarëve në fushën e blertë. Sfida do të luhet pa tifozë.

 

Kujtojmë që pak ditë më parë policia vuri në pikëpyetje zhvillimin e ndeshjes për shkak se bizneset rreth stadiumit nuk i lejonin të garantonte sigurinë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re