Elsidita Selaj , është një vajzë luftarake që theu tabutë për të qenë sot e vetmja femër boksiere që përfaqëson Shqipërinë në aktivitetet ndërkombëtare dhe se fundmi po synon lojërat Olimpike.
Elsidita tregon per Fax News eksperiencën e saj me arritjet dhe vështirësitë.
Se fundmi Elsidita po përgatitet për kampionatin kualifikues në Francë por objektivi i saj janë lojërat Olimpike të Tokios për të cilat nuk e fsheh ambicien që ka pavaresisht
kualifikimeve që duhet të kaloje për t’ia arritur .
Selaj ka një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e saj të cilët kane ëndërr boksin dhe që për arsye nga më të ndryshmet nuk mund ta ushtrojnë.
20-vjeçarja Elsidita Selaj ka qenë në boks që në moshën 15 vjeçare me gjithë një numër pengesash që duhet të kalonte .
Sfida e parë me të cilën ajo u perball ishte tejkalimi i gjykimit dhe rolet gjinore që do ta konsideronin një femëer boksiere të papërshtatshme.
/faxweb