Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ditën e sotme nga shkolla Kodër Kamëz, aty ku është mbjellë misër në oborrin e shkollës.

Sipas denoncimit të një qytetari, misri është mbjellë në oborrin e shkollës a thua se ajo është stallë për bagëti dhe jo shkollë për të mësuar fëmijët.

“Ne Oborrin e Shkolles e mbjellin miser!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr Ne obarrin e shkolles ne Kodër Kamze kane mblljelle miser sikur te ishte stalle per lope dhe jo shkolle per nxenes.çdo gje po degradon ne kete vende. Me respekt”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re