Skip to content

Ndodh edhe kjo! Policët e Sarandës vënë në pranga ish-eprorin e tyre (Emri)

Një ish-shef policie është vënë në pranga nga blutë e Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për 64-vjeçarin Adrian Nuha, për të cilin gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ish-shefi i policisë do t’i dorëzohet bluve të Elbasanit për veprime të mëtejshme, ku do të përballet dhe me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen Nr.4, Sarandë, ndodhej një person në kërkim, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen e shtetasit: A. N, 64 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin e datës 09.07.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”.

Shtetasi A. N, ju dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të metejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

/faxweb