Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i ftuar në “Fax News” ka folur për ndryshimet Kushtetuese dhe propozimet e opozitës për të ndryshuar kodin zgjedhor në mënyrë që qytetarët sipas tij të jenë më të përfaqësuar në zgjedhjet e ardhshme.

Sula shpreson që draft-projektligji i mazhorancës i dorëzuar në kryesinë e Kuvendit shpreson që të gjejë dakordësinë e mazhorancës dhe të votohet për ndryshimet e nevojshme Kushtetuese.

Gjatë fjalës, Sula evidentoi 2 problemet që hasin shqiptarët gjatë procesit të votimi duke vendosur theksin tek ndikimi i votuesve nga të fortët dhe ndikimi i pushtetit ndaj administratës.

“PD kanë hartuar këtë draft projektligj që ja kanë paraqitur mazhorancës dhe është dorëzuar ngë kryesinë e Kuvendin e Shqipërisë dhe kam besimin që të pranohet nga mazhoranca dhe për të pasur një produkt final që do ti shërbejë qytetarëve. Ne si mazhorancë jemi të hapur për të diskutuar draftin dhe ta përmirësojmë nëse ka ndonjë teknikë por është e rëndësishme që të bien dakord parimisht që është është e nnevojshme dukje filluar nga vetingu i politikanëve, reforma zgjedhore, ndarja territoriale dhe sigurisht ka probleme të mëdha sa i përket pushtetit lokal.

Kushtetuta është miratuar në 1998 koha evolon dhe ka nevojë për të pasur ndryshime sa më pak ndërhyrje në Kushtetutë aq më mirë është por nëse duhet të ejteë e nevojshme duhet bërë. Shpreh keqardhjen që për herë të parë që nga vitet 90′ ndryshimet Kushtetuese janë bërë gjithmonë me konsensus pavarësisht debateve midis opozitës dhe mazhorancës por në fund kanë patur një produkt i cili është arritur nga kompromisi. Por fatkeqësisht në 30 korrik2020 në mënyrë të njëanshme të bërë nga zoti Rama patën ndryshime në Kushtetuese e cila u bë atëherë për të ndryshuar dhe prishur kodin zgjedhor me të vetmin qëllim që Ramës i interesonte për vitin 2021. Ne kemi propozuar që të zhbëhen ndryshimet e 30 korrikut në 2020 dhe jemi të hapur për cdo ndryshim në kodin zgjedhor.

Fatkeqësisht marrëveshja e 5 qershorit u porish në mënyrë të njëanshme nga Rama por ne duhet të shikojmë përpara që të përmirësojmë situatën zgjedhore dhe qytetarët mos kenë probleme. Shikoni Kosovën bën zgjedhje shumë më të mira se Shqipëria, shikoni në zgjedhjet e fundit, nuk pati probleme, as konflikte, nuk pati mosnjohje të fituesve. Por tregoi një emancipim si shoqëri dhe klasa politike. Dy janë problemet që krijohen gjatë zgjedhjeve: Së pari, intimidimi i votuesve, bandat ndikojnë në zonat rurale duke bërë presione dhe së dyti është ndërhyrja e fortë që bën pushteti duke indimiduar punonjësit e administratës duke përdorur të gjitha asetet si shtet për të prodhuar një rezultat në favor të tij“, u shpreh Sula.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re