Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal, gjatë seancës së sotme parlamentare.

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se me kalimin e këtyre ndryshimeve, u plotësua kodifikimi i marrëveshjes së 5 Qershorit në Këshillin Politik, për Reformën Zgjedhore.

Ambasadorja shprehet po ashtu, se SHBA do të vijojë që të mbështesë fuqishëm proceset transparente dhe gjithëpërfshirëse që sjellin zgjedhje të lira dhe të ndershme me 25 prill.

Today, in final session for 2020, Parliament approved amendments to Criminal Code, completing codification of 6/5 agreement of Political Council on electoral reform. will continue to strongly support a transparent & inclusive process that leads to free & fair elections 4/25.

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 23, 2020

Sot në seancën e fundit plenare për këtë vit Parlamenti kishte në agjendë dhe amendamentet e reja në Kodin Penal për zgjedhjet, të cilat ishin dakordësuar më parë nga të gjitha palët në Këshillin Politik më 5 qershor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re