I ftuar në Fax News, deputeti i opozitës së re Andi Përmeti ka deklaruar se ndryshimi në Shqipëri do të fillojë kur të realizohen listat e hapura të zgjedhjeve.

Përmeti u shpreh se kërkesa e tij dhe koleges Ralf Gjoni ka qenë që të hapen 100% listat, por kjo gjë nuk arrit sepse nuk i kishin votat e nevojshme.

“Gjoni ka plotësisht të drejtë. Unë e kam mbështetur se sistemi nuk ka ekzistuar. Kjo që ne po bëjmë është zgjedhje brenda partisë sonë. Zoti Gjoni bashkë më mua në Parlament ka bërë betejë për hapjen e listave por nuk e realizuam për shkak se nuk kishim numrat. Duke pranuar listat e hapua. Që këtu fillon ndryshimi,” tha Permeti.

Për sa i përket pritshmërive, Përmeti tha se duan që të jenë pjesë e parlamentit por edhe e qeverisjes: “Të jemi të përfaqësuar në parlament. Pritshëmëritë tona janë që të jemi dhe pjesë e qeverisjes.”

Ndërsa në lidhje me aleancat, ai tha që ccdo gjë është e mundur pas zgjedhjve, por duhet që partia me të cilën do të bejnë koalicion të plotësojë kushtet e vizionit të partisë së tij Bindja Demokratike.

“Unë do të preferoja partitë e djathta, duke qenë se vetë kam ardhur nga PD-ja. Sigurisht që ne duhet të lexojmë me përgjegjësi pas zgjedhjeve, vullnetin e popullit shqiptar dhe do shohim kush do t;i plotësojë vizionin tonë. Jo vetëm kemi pasur kritika por jemi konstant në kritikat tona. Pika e parë ëshët ndryshimi i plotë i sistemit për të zhdukur njëherë e gjithmonë kryetarët e partive dhe për t’i dhënë fuqi zërit të qytetarit. Nuk përjashtoj asnjë gjë. Pas zgjedhjeve do shohim. Përjashtoj këdo parti që nuk pranon kushtet dhe vizionin tonë për ndryshim,” tha Permeti.

A i shihni këtë herë mundësitë që partitë e vjetra të kenë rrjedhje votash?

“Këtë e shohin të gjithë edhe nga sondazhet e bëra publike. Të gjitha flasin për 30-35% të pavendosur që janë të pakënaqur ndaj atyre që kanë drejtuar deri më sot dhe shohin te ne ato gjëra ndryshe nga të vjetrat.,” u pergjigj Permeti.

Meta dje pjesë e incidentit te FRD-ja. E shihni si provokim nga ana e qeverisë, apo e kundërta?

“Jam i informuar nga media. Kam ndier një keqardhje të madhe sherben si bodygard, duke i shtyre dhe nxjerr policët jashtë. Të shoh presidentin në atë rol është një keqardhje e madhe. Neni thotë që partia duhet të ketë një deputet në parlament. FRD-ja nuk ka pasur këto kushte. Kur ka një konflikt ligjor duhet t’i drejtoshesh gjykatës dhe jo dhunës,” perfundoi ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re