Italia nga 31 janari nuk do të ketë më zona të kuqe sa i përket situatës së koronavirusit. Nga e diela të gjitha zonat që janë të kuqe do të bëhen portokalli, ndërsa pjesa tjetër është zonë e verdhë.

Mediat raportojnë se Puglia, Sicilia, Sardegna, Bolzano dhe Umbria janë zonat të cilat do të bëhen portokalli. Ndërsa të gjitha rajonet e tjera do të jenë zona të verdha. Lombardia një nga rajonet më të goditura nga pandemia tashmë do të kalojë zonë e verdhë, pra me rrezik të ulët infektimi.

Ndërkohë pritet që Ministri i Shëndetësisë Roberti Speranza të firmosë vendime të tjera që do të hyjnë në fuqi pas datës 31 janar në këto zona në kuadër të masave mbrojtëse anti Covid.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re