Deputeti demokrat Helidon Bushati pyet se ku kanë shkuar miliardat e ujësjellësve në vite.

Referuar takimit të kryeministrit me kryetarët e bashkive për çështjen e ujësjellësve, Bushati deklaron se në 8 vite kemi pasur kthim mbrapa me ujësjellësit dhe se janë shpërdoruar miliarda. Sipas tij të vërtetën e tregojnë rubinetat.

POSTIMI I PLOTË

Sipas propagandës së rilindjes është bërë për ujësjellësit në këto 8 vite, më shumë se gjithë qeveritë e marra bashkë.

Të vërtetën e tregojnë rubinetat.

Siç doli nga ngjarja dramatike në Krujë, ku qindra banorë u helmuan prej investimit elektoral të përuruar nga vetë Kryeministri.
Të dhënat tregojnë se në 8 vite kemi pasur kthim mbrapa. Në krahasim me 2013;

– Mbulimi i furnizimit me ujë është më i ulët

– Mbulimi i kostos totale dhe operative, më i ulët

– Efiçenca e stafit, më e ulët, edhe pse është rritur numri i të punësuarve kryesisht me militantë, patronazhistë, apo gazetarë të pushtetit

– Ndërkohë që arkëtimet janë rritur, shqiptarëve u janë marrë më shumë para çdo muaj!
– Borxhet e ujësjellësve ndaj OSHEE janë shtuar, janë debitorët më të mëdhenj!
– Janë investuar rreth 1.2 mld euro në 8 vite dhe rezultati është ky; nga 11.5 orë furnizim në 2013, në 13.8 orë në 2020.

Miliarda për 2 orë më shumë ujë. Pra më shumë para të marra nga xhepi i shqiptarëve, më shumë para të hedhura për investime, dhe kriza e ujit është thelluar.

Pyetja është: Ku kanë shkuar miliardat e ujësjellësve në vite?

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re