Reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është kthyer në Shqipëri pas arratisjes për në Angli 7 muaj më pare.

Stresi ka publikuar momentin që është pritur nga familjarët në aeroport, ndërkohë që krahas videos shkruan se familja është mbi të gjitha.

Stresi u largua nga Shqipëria 7 muaj më parë, pasi u shpall në kërkim nga Policia e Tiranës si organizator i protestave, që u bënë në Tiranë pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga efektivi Nevaldo Hajdaraj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re