Ministrja Xhaçka drejton sesionin e Këshillit Ministror të OSBE-së, si përfaqësuese e Shqipërisë, në cilësinë e trojkës kryuese të OSBE, 2019 – 2021.

Në fjalën e saj, Xhaçka nuk la pa përmendur ringjalljen e frymave të konflikteve në Ballkan duke parë zhvillimet e fundit në Bosnjë dhe faktin që Serbia ende nuk pranon të ketë një politikë pranuese për pavarësinë e Kosovës. Ajo gjithashtu theksoi se po tentohej nga aktorë të jashtëm që të ndërhyrhej brenda rajonit për të sjellë paqëndrueshmëri.

Por sa i përket Ballkanit të Hapur, ministrja tha se ishte një projekt i domosdoshëm dhe se Shqipëria e kishte lënë pas të kaluarën duke parë përpara drejt bashkëpunimit me shtetet e tjera të rajonit.

Ministrja e Jashmte, Olta Xhaçka: Ne po përpiqemi gjithashtu, të eksplorojmë partneritete të reja dhe të konsolidojmë ato ekzistuese, duke pasur parasysh sfidat e sigurisë me të cilat përballet zona e OSBE-së nga situatat në Afganistan ose Afrikën e Veriut. Ne do të bazohemi në punën e mirë që ka bërë Shqipëria gjatë kryesimit të saj të Organizatës, duke përfshirë arritjet e Këshillit Ministror të Tiranës, pozicionin e saj në Trojkën dhe punën e saj si Kryetare e Partnerëve aziatikë të OSBE-së kur bëhet fjalë për Afganistanin, apo dimensionin mesdhetar të sigurisë sonë.

Pasiguria dhe paqëndrueshmëria po rritet në hapësirën e OSBE-së. Problemet e vjetra po ngjallin fantazmat e politikës së vjetër të Ballkanit. Dialogu dhe bashkëpunimi janë e vetmja rrugë për zgjidhjen e këtij problemi. Balkani i Hapur ndihmon në këtë rrugë dhe Shqipëria ka treguar se është e gatshme të lërë pas të shkuarën e saj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re