Bilça e Beratit fshati me 200 mijë rrënjë ullinj, sezonin që lamë pas nuk pati prodhim të mirë të ullinjve dhe femerët fajësojnë shtetin, pasi sipas tyre kanë spërkatur ullinjte me pesdicide të skaduara.
Sipas tyre duhet të ushtrohen në farmacite bujqesore dhe pikat e licensuara per keto produkte.
Fermerët e fshatit Bilçë në Berat, të njohur për frutikulturën, janë të pakënaqur me prodhimin e ullirit në mbyllje të këtij sezoni. Thatësira që preku zonën gjatë periudhës së lulëzimit dhe cilësia e dobët e pesticideve janë disa nga problematikat që-sipas fermerëve- çuan në përgjysmimin e prodhimit të ullinjve.
Shkaku kryesor, sipas tyre, është cilësia e dobët e pesticideve, që shiten të pakontrolluara ne farmacitë bujqësore. Në ndonjë rast edhe të skaduara. Fermerët shprehen se pas hedhjes së pesticideve i kanë bërë dhe spërkatjen ullinjve por s’kanë dhënë efekt.
Ata kërkojnë që këto produktet të kontrollohen nga institucionet shtetërore.
Me të ardhurat e siguruara këtë vit nga shitja e ullirit si ata të tavolinës por dhe ata të vajit nuk i përballuan dot shpenzimet që bëjnë për kultivimin e kësaj kulture. Situata e krijuar, – pohojnë fermerët, – po i çon drejt falimetimit.
Me rreth 200 mijë rrënjë ullinj, fshati Bilçë është zona më prodhuese në të gjithë qarkun e Beratit.