Qarku Kukës është përfshirë gjatë natës nga reshje bore dhe në orët e para të mëngjesit nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Sipas informacionit të marrë nga strukturat përgjegjëse situata në Qarkun Kukës është si më poshtë; Sasia e borës së rënë gjatë natës në pikat dominuese është; Në Valbonë 15 cm, Qafë Prush 10 , Shishtavec 5 cm dhe Qafë Shllak 10 cm.

Situata e digës së Hidrocentralit është Niveli: 282.71 m Prurja rreth 1200 m3/sek
Nuk ka turbina në punë.

Nga informacionet e marra nga firmat kontraktore që mirëmbajnë rrugët nacionale të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht.

Njoftimi:

Gjendja në akset rrugore rurale është normale por në disa segmente si në rrugën e Shishtavecit ka patur rënie inertesh gjatë natës, Bashkia Kukës ka ndërhyrë me 2 fadroma e punonjësit për ta vënë në eficencë.

Në fshatin Shtiqën Nj.Ad.Shtiqën ka patur përmbytje të disa tokave bujqësore afër aeroportit, ku po punohet për pastrimin e kanalit kullues për largimin e këtyre ujërave.

Gjendja e rezervarëve është nën monitorim të vazhdueshëm. Niveli i lumenjve është në rritje por pa problematika. Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është normal.

Bashkia Tropojë

Rrugët rurale janë të kalueshme normalisht. Në lagjen Dedaj Nj.Ad , Legbibaj ka patur rrëshqitje dheu pa dëme në objekte dhe njerëz.

Gjendja e rezervareve është nën monitorim të vazhdueshëm. Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është normal.

Bashkia Has

Gjendja e rrugëve rurale është e mirë.

Gjendja e rezervuareve është nën kontroll dhe po verifikohet vazhdimisht.

Furnizimi me energji elektrike dhe ujë te pijshëm është i rregullt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re