Studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, i janë rikthyer auditoreve mëngjesin e sotëm.

Këtë vit ata jnë përballur me vendimin për vaksinimin kundër Covid, si kusht për të ndjekur vitin e ri akademik. Një pjesë e studentëve deklarojnë se janë vaksinuar më herët, ndërkohë ka nga ata të cilët janë detyruar të bëjnë vaksinën në ambientet e UAMD, vetëm për të ndjekur leksionet në javët në vijim.

Edhe pse UAMD regjistron mbi 20.000 studentë në të gjithë ciklet e studimeve, ditën e parë janë paraqitur rreth 10% e tyre vetëm për t’u informuar për nisjen e vitit akademik, ndërkohë në godinat përkatëse duket se studentët janë futur edhe pse kanë qenë të pavaksinuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re