Drejtuesi i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, është takuar këtë të premte me tregtarët e vegjël të ushqimoreve dhe frutave perimeve të këtij qyteti.

Gjatë këtij takimi, qytetarët i kanë treguar Bardhit vështirësitë që po ndeshen, ku kanë theksuar se shumica e njerëzve dëshirojnë produkte me para borxh.

Nga krahu tjetër Bardhi theksoi se e “e vetmja mundësi për të dalë nga kjo krizë është ndryshimi më 25 prill.”

“Qeveria e PD do të rrisë ndihmën ekonomike, pensionet dhe do të bëjë të mundur që qytetarët të kenë më shumë të ardhura, për të rritur kështu konsumin dhe mirëqenien e tyre.

Kudo banorët shprehen për nevojën për ndryshim dhe se kështu nuk mund të ecet më.

Unë siguroj këdo që PD nuk ka premtime elektorale, por angazhime konkrete të studiuara mirë që do të përmirësojnë menjëherë jetën e njerëzve.”– u shpreh Gazment Bardhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re