Skip to content

‘Në gusht nis linja e madhe unazore’ / Rama e nis ditën duke nxjerr videon e autobusëve të rinj të transportit publik në Tiranë

Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke publikuar një video të prezantimit të autobusëve të rinj hibridë elektrikë të transportit publik në Tiranë, që sipas Ramës do të hyjnë në shërbim për Tiranën e gjelbër dhe të pastër.

Ai bën me dije po ashtu se në muajin gusht nis punën linja e madhe unazore prej 13.2 kilometrash me 66 stacione.

Postimi i plotë i Ramës në Facebook:

MIRËMËNGJES

Dhe me gjeneratën e re të transportit publik, autobusët hibridë elektrikë që do të hyjnë në shërbim për Tiranën e gjelbër e të pastër, ju uroj një të diel të bukur!

Në Gusht nis linja e madhe unazore 13.2km me 66 stacione!

/faxweb