Alban Hyseni kandidat i Vetëvendosjes në balotazh në komunën e Gjilanit me kandidatin Lutfi Hazirin nga LDK, në një lidhje direkte me Skype, ka folur për Fax News

Përgjithësisht procesi zgjedhor po ecën normalisht. Unë besoj se është e rëndësishme që tu bëjmë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në votime masivisht.

A besoni se mund të merrni shumicën?

Sic e thatë edhe ju ne jemi tani në raundin e dytë, sic besoj e keni parë që ne kishim një epërsi në votimet e para dhe presim konfirmimin e kësaj epërsie. S

Cfarë ka ndikuar për një diferencë aq të ulët?

Këtu ka qenë një debat tjetër, ku mendohej se ne nuk do ishim fare në një arë të mirëfilltë por ja që ndodhi ndryshe dhe ne morëm pjesën më të madhe të votive me një diferencë sado të vogël. Janë 4 tipare kryesore që kanë dalluar fushatën tonë, ne kemi krijuar një afërsi të vecantë me qytetarët dhe të guximshëm. Fatkeqësisht nga pala tjetër nuk kemi pasur pranime të ftesave që kemi bërë për debate. Por përgatitja jonë na ka bërë të fitojmë cdo ballafaqim public.

Ju keni fituar në raundin e parë, 44.7% të votave, Cfarë ndodh në moment kur asnjëri prej jush nuk merr shumëicën?

Të them të drejtën nuk e di se cfarë do të ndodhë sepse nuk ka ndodhur më parë, por besoj se qytetarët do e ndajnë mendjen dhe se Lëvizja Vetëvendosja do të fitojë masivisht në Gjilan. Nëse na vini në krahasim, ne jemi të pakrahasueshëm si figura, pasi kandidati tjetër ka rreth 30 vite në politikë ndërsa unë jam i ri në moshë dhe kam eksperiencë në aktivizime të ndryshme politike apo vullnetare. Por është skandaloze edhe gjuha fyese që ai ka përdorur ndaj meje dhe ndaj familjes time, ndërsa ne kemi pasur një qasje totalisht tjetër. Ne kemi dhënë argumente para qytetarëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re