Kristi Çinari autori i dyshuar për grabitjen me armë të nje farmacie ka ranë në pranga. Çinari është arrestuar nga blutë e kryeqytetit.

Në momentin kur është kapur ai i ka paraqitur autoriteteve dokumente të një shtetasi kosovar, të identifukuar si Blerim Krasniqi.

Pas verifikimeve rezultoi se ky shtetas ishte Kristi Çinari i cili se është autor i dy grabitjeve. Më konkretisht i riu dyshohet si autor i një farmacie dhe një filiali të dhënies së kredive.

Çinari i cili ishte shpallur në kërkim për grabitjen e filialit të dhënies së kredisë në rrugën “Bardhyl” dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së mbrëmjes së një farmaci në rrugën “Bardhok Biba”.

Ky person është i dyshuar edhe si të paktën 2 vjedhjeve të tjera në kryeqytet brenda harkut kohor të një jave, asaj të filialit Kredo.al dhe të një tjetër farmacie në rrugën Zhan Dark. Ai gjithashtu ka qenë i proceduar për një tjetër grabitje farmacie në vitin 2017.

Për shkak të pamjeve filmike të vëzhguara në të dyja grabitjet e ditëve të fundit, rezulton se ka ngjashmëri fizike dhe që mund të kemi të bëjmë me të njëjtin person.

Kristi Çinari nuk është një emër i panjohur për blutë e kryeqytetit pasi edhe në vitin 2017 është proceduar për grabitjen e një farmacie.

Vjedhjen e fundit që dyshohet të ketë bërë Çinari është ajo në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë, ku  vodhi xhiron ditore të biznesit.

Mësohet se shifra që ai ka mundur të marrë nga farmacia ishte 170 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që ka kërcënuar me armë shitësen, e cila e gjendur nën presion nuk ka bërë rezistencë.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re