Mateo Gjepali 27 vjeç, është ekstraduar këtë të premte nga Shqipëria drejt Italisë. Ekstradimi i tij drejt Italisë u bë pasi ai ishte shpallur në kërkim atje e akuzohej për trafikim të lëndëve të forta.

Ai konsiderohej si nje nga krerët e një grupi kriminal që operon në veri të Italisë. Dy vite më parë antimafia italiane shkatërrroi grupin ku ishte pjesë i riu, ku në sajë të operacionit “Pike” ranë në pranga 40 persona.

Në atë periudhe Mateo Gjipali u arratis nga italia drejt vendit tonë, ndërsa muaj më vonë u arrestua nga policia shqiptare.

Grupi ku bënte pjesë Mateo Gjepali përbëhej dhe nga dy shqiptarë të tjerë, kushëriri i tij Gazmend Gjipali dhe Armand Kapidani, të cilëve iu sekuestruan 42 kilogramë heroinë, dhe mbi 80 kilogramë paracetamol dhe kafeinë, e cila shërbente për përzierjen e lëndës narkotike.

Llogaritej që vlera e drogës së kapur ka një vlerë prej rreth 4 milionë eurosh.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re