Aleanca për Mbrojtjen e Jetës ka zhvilluar një protestë ditën e sotme para Ambasadës së Kosovës në vendin tonë, kundër vendimit të qeverisë Kurti për kalimin në shtetin fqinj vetëm me pasaportën e vaksinimit që vërteton se ke marrë të dy dozat e vaksinës.

I pranishëm në këtë protestë ishte avokati Altin Goxhaj, i cili e krahason kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me ish-liderin e ish-Jugosllavisë, duke theksuar këtë që po bën sot Kurti nuk e ka bërë as Millosheviçi.

Teksa e quan Albin Sllobodan Millosheviçi, Goxhaj thotë si ka mundësi që ai i cili është stërnipi i Stalin Nivicës, i cili ka qenë përfaqësuesi i Komitetit për Shpëtimin e Kosovës, nuk lejohet sot të futet në shtetin e Kosovës.

“Ne sot kemi ardhur t’i japim mesazh paralajmërues Albin Kurtit, i cili në mënyrën më absurde, nga viti 2022 i ndalohet hyrja në Kosovë të gjithë shqiptarëve që nuk qeveria në Kosovë që të hyjnë. Që nga viti 1945 deri në vitin 99, duhej ta caktone qeveria e Kosovës nëse të lë apo jo. Tani 2 milionë shqiptarët e Shqipërisë, ata të Maqedonisë së Veriut, në trevat e tjera dhe në Diasporë nuk hyjnë dot në Kosovë nga 3 janari po nuk patën 2 doza vaksinësh. Po patëm vetëm një dozë vjen Albini dhe të shpon në kufi. Mua dhe dy milionë shqiptarëve të tjerë nuk na lejohet të futemi më në Kosovë. Unë jam stërnip i Stalin Nivicës, i cili ka qenë përfaqësuesi i Komitetit për Shpëtimin e Kosovës. Stërnipi i tij nuk hyn dot në Kosovë. Këtë vendim e ka marrë Albin Kurti në mënyrën më unike në Europë.  Unë isha në Kosovë para një muaji e gjys kundër Ballkanit të Hapur. Nuk shkoj më dot sepse unë nuk jam i vaksinuar. Isha me test PCR, u lejova, tani nuk lejohem më. Jemi përballë një realiteti nuk ka ndodhur kurrë. Arsyeja përse kam shkruar Albin Sllobodan Millosheviçi, është kjo, pra ndalimi i qytetarëve të pavaksinuar. Nese ke bërë vetëm një dozë të jepet mundësia të shpohesh në kufi. Dua t’ju kujtoj se Albini para se të merrte kete vendim ishte në takim me Aleksis Sorros. Mos është kjo ndarje e madhe, kur këta tallen me shqiptarët thonë nuk do të ketë kufi. Nuk shkoj dot në Kosovë. Vetëm Millosheviçi e ka bërë këtë gjë, askush tjetër,” tha Goxhaj.

Të pranishëm në protestë ishin dhe qytetarë të ndryshëm të cilët kërkojnë që të vendosin vetë për jetën e tyre.

Qytetari: Në 3 mars 1998, ne 200 shqiptarë protestuam para ambasadës jugosllave në Athin ë për të qenë të bashkuar me Kosovën. Këtë veprim që ke bërë të të vijë turp. Se ka bërë as Millosheviçi. Ai me një vizë të linte të futeshe. Hiqe këtë turp Albin Kurti, anuloje vendimin.

Qytetari 2: Vaksina nuk të mbron nga vdekja. Meqenëse kam një mbrojtje natyrale, le të më vijë vdekja natyrale. Albin Kurti të lutem mos i ndaj shqiptarët. Shqiptarët të kanë dashur. Të lutem, në emër të gjithë atyre që nuk duan të vaksinohen, mos me detyro. Dua të vdes ashtu siç zoti më bëri me dy prindërit e mi.

Qyteterja 3: Kam qenë shumë e acarume, e irritume. Shyqyr që gjeta një mënyrë me ardh sot. Është gjynah. I raftë pika i raftë.

Ambientalisti Sazan Guri ishte një tjetër i njohur në këtë protestë kundër këtij vendimi të qeverisë së Kosovës. Ai iu drejtua me nota ironie Kurtit duke i thënë se “je tu vepru gabim or majk”.

“Di të them se duket sikur jemi pak, por e vërteta një është. Edhe zoti një është. Nuk del dot një shtet para shëndetit të vërtetë real. Kundër Shqipërisë ka 36 projekte si ta ndajmë, si ta zvogëlojmë. Projekte që të vijnë nga vetvetja, siç është rasti i mini-schengen nga kryeministri shqiptar, dhe projekti tjetër nga kryeministri Albin Kurti. Kemi takim së shpejti me të. Ai bën çudinë e radhës si të ndahen shqiptarët. Kjo është shumë e rëndë z.Albin Kurti të drejtohem direkt për të thënë se nuk je tu vepru drejt o majk. Je tu vepru gabim. Edhe nese do jesh pre e elites së madhe botërore nuk mund te jesh i pari ti. Bëhesh shembull i parë për të ndarë shqiptarët, ndërsa ne ne datë 10 shkojmë në Prizren. 70% e shqiptarëve janë të pavaksinuar me të drejtë. Vaksina anti-ligj, antishendet. Lojë e ndyrë e poshtër. Mos bëj lojën që bën Kryeministri jonë me Ballkan të Hapur e ti të bësh Shqipëri të mbyllur”, theksoi Guri.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re